AKTUALITET

Masakra e Vlorës/ “Jepu forcë motrave dhe nënës që ke sëmurë”, flet miku i Ergysit të vrarë në Vlorë

08:42 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy net më parë qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë i riu 33-vjeçari Ergys Gjioveshi, në një lokal me muzike live në zonën e Ujit te Ftohte në Vlorë.

Miku i tij i ngushtë i ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale

 

MESAZHI I MIKUT TË Ergys Gjioveshit:

 

Vëllai im apo byrazer se kështu i flisnim njëri tjetrit më vjen keq që u ndave kaq i ri në këtë jetë.

Rri e shoh disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve komentojnë fjalë pa lidhje pa të njohur kush ishe, o byrazer nuk e din që jepje zemrën ndihmojë kë do, nuk e din që ishe një djalë i mirë dhe i respektueshëm.

Ju lutem shumë o njerëz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njihni një njeri që ka vuajtur gjithë jetën

Një djalë që e respektonte gjithë Vlora dhe jo vetëm.

Ah o byrazer nuk të deshi fati po jepu forcë motrave dhe prindërve të tu ta kalojnë këtë dhimbje sidomos nënës tende që e ke të sëmurë.

Vëllai im do më mungosh do më mungojnë shakatë e tua dhe mendimet që më ke dhënë gjithmonë, vëllai im i lutem zotit të të çoj në parajsë se aty meriton të jesh.
LAMTUMIR BURAZER NGUSHELLIME FAMILJES  kushtuar ERGYS GJIOVESHIT

Ngjarja

Jo më larg se dy net me parë në qytetin e Vlorës, nga një konflikt me armë në qytetin në një lokal mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Mes të plagosurve ishte dhe një femër shoqëruesja e viktimës, një klient dhe kamerieri i lokalit.

Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e gjakmarrjes pasi viktima 33-vjeçari Ergys Gjioveshi ishte dënuar më parë për vrasje në bashkëpunim. Një ngjarje kjo që kishte ndodhur kur Gjioveshi ishte ende i mitur.

Më vonë Policia e Vlorës kapi një nga të dyshuarit e vrasjes duke sqaruar se konflikti kishte ardhur për një grindje të çastit. Nga ana tjetër një mesazh mjaft të ndjerë ka pasur njëri prej miqve të Gjioveshit. Ai shkruan se njerëzit gjykojnë shpeshherë pa të drejtë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.