AKTUALITET

Masakra në Vlorë / Dëshmia e autorit: Nisi si sherr banal, nuk e di pse u nxorën armët

19:26 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gani Tozaj 19-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme nga policia e Vlorës ka pranuar që ka bashkëpunëtorë po nuk ka pranuar që të këtë qëlluar ai mbi viktimën .

Nga ana tjetër kamerat e lokalit kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve të vrasjes së Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre personave të tjerë mbrëmjen e 20 prillit 2017 në një lokal pranë Lungomares.

Në momentin e arrestimit të të riut është konstatuar nga policia që në atletet e tij kishte gjak.

Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se Tozaj ka rrëfyer ngjarjen para oficereve te policisë. “Gjithcka nisi si një sherr banal. U zumë fillimisht me fjalë, pastaj nisi sherri mirë. Nuk e mora vesh më pas se çfarë ndodhi dhe pse u nxorën armët”- ka thënë ai.

Mësohet se ai qenë në tavolinë me Aranit Kondaj dhe pranë tyre ka ardhur viktima Ergys Gjioveshaj. Pasi kanë debatuar për disa minuta mësohet se Ergysi ka qëlluar me pëllëmbe dike nga personat qe ndodheshin në tavolinë.

Ndërkohë ekspertiza ka konfirmuar se në vend janë gjetur 20 gëzhoja armësh. Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet se ka pasur të shtëna edhe nga tavolina tjetër, pra ka pasur një shkëmbim zjarri.

Ai strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”,

Ekspertiza ende nuk ka konfirmuar se kush ka qëlluar në drejtim të viktimës.

Gjioveshaj ka humbur jetën sapo ka dalë nga ambientet e lokalit, ndërsa ka marrë gjashtë plumba, që i shkaktuan edhe vdekjen.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.