EKONOMI

Nikolla mbledh mësuesit për Reformën: Mos lejoni gojëliqtë që të përdhosin punët tuaj

11:10 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një fjalim të mbajtur sot me mësuesit për Reformën në Arsim është shprehur mjaft e kënaqur me gjendjen në të cilën gjendet sot arsimi.

Në fakt më shumë se një fjalim ministror fjalimi i saj ngjante me një fjalim që bëhej në një takim pragelektoral.

Ajo ka vlerësuar arritjet e arsimit në këto vite nën drejtimin e saj, pa harruar të përmendte se ka akoma punë për të bërë.

‘’Mos lejoni gojëliqtë që të përdhosin punët tuaj. Unë jam e vetëdijshme që buxhetet nuk kanë qenë të larta. Po edhe këtu dua të ndalem me shumë modesti, për të mos harruar gabimet që janë bërë në të shkuarën.

Shumë është bërë dhe ende shumë ka për t’u bërë. Ky që ne kemi bërë është një investim shumë i madh. Sot universitetet po akreditohen dhe që në vitin e parë kemi një kurrikul mjaft cilësore.

Unë ju lutem që të mos më lini vetëm dhe dua të dëgjoj të gjitha dëshmitë tuaja në lidhje me punësimin nëpërmjet portalit të mësuesve online’’, u shpreh ndër të tjera Nikolla


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.