Kryesore

Ryshfeti/ Morën 20 mijë lekë për një tendë, pranga 3 policëve bashkiakë

11:33 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Tre persona te Policisë Bashkiake janë vënë në pranga  duke finalizuar operacionin “Rrjeta”, arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet për veprën penale korrupsion aktiv.

Shtetasit e arrestuar:

Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.

B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrullë shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë

Sipas informacioneve nga policia behet me dije se arrestimi i tyre është bere pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J,M një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: -4 kartëmonedha, konkretisht 4 kartëmonedha me prerje 5.000 lekë të reja -5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i ‘u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.