Intervista

VIDEO/ “2 kullat më të larta në Ballkan?”, Veliaj pa frena: Me shpresë do bëhen 12!

23:43 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për kullat e reja që pritet të ndërtohen në Tiranë pas miratimit të planit të ri urbanistik. “Lajmi për 2 kullat më të larta në Ballkan… sa është i vërtetë?”, e pyet gazetari i emisionit “Me Shukin” në RTV Dukagjini.

“Jo shumë i vërtetë. Jo 2” – përgjigjet Veliaj, – me shpresë 12. Ato planifikohen kryesisht tek zona e bulevardit të ri. Kulla e lartë nuk do jetë aq falas sa njerëz mendojnë. Ne do kemi zyra të bashkisë së Tiranës në atë kullë. Pra nuk kemi bërë tolerim, por një shkëmbim. Pra, ekuivalenten e taksave do ta paguajnë në mall. Sot ne okupojmë 100 zyra në Tiranë”, thotë Veliaj.

PLANI URBANISTIK

“Pashë planin e Tiranës në 3D. Sheshi i ri “Skënderbej” duket si një pllakë e madhe betoni…?”, e pyet gazetari dhe merr shpjegimet e Veliajt se sheshi do të ketë 120 shatërvane të vegjël.

Përsa i përket ndryshimeve në Pazarin e Ri, Veliaj përgjigjet: Deri dje në pazarin e ri s’punonte askush, tani punojnë 1008 vetë. Tirana është kryeqyteti në Ballkan me më shumë aktivitete kulturore dhe aktivitete sportive. Tirana është pak vend skandinav, është një muze në qiell të hapur. S’ka një vend tjetër në botë ku sheh një mozaik të tillë si Tirana.

POLITIKANET “TRIMA”

Përsa i përket “të fortëve” në politike, Veliaj ka një këndvështrim interesant: “Janë njerëz me fëmijëri të keqe, fëmijë të rritur keq”.

(Në videon e mësipërme, që nga minuta e 7, gjeni intervistën e plotë)

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.