BOTA

Arrestohen në befasi dy shqiptarë, kishin kthyer shtëpinë në laborator droge

09:34 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia italiane në Savio të Italisë ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë. Fjala është për shtetasit me inicialet X. L., 22 vjeç dhe B. R., 29 vjeç.

Mediat italiane kanë raportuar se dy të rinjtë janë kapur në befasi nga policia.

Gjatë aksionit, policia u gjeti atyre një laborator të vogël të përpunimi dhe përgatitjes së drogës.

Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 gramësh kokainë e pastër, e prerë dhe e bërë gati për t’u përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta.

Gjithashtu, të rinjve shqiptarë u është gjetur edhe 1500 euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.