BOTA

Athinë, sulmohet me molotov policia, kapet një shqiptar

12:39 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot në orët e para të mëngjesit, në qendër të Athinës, janë sulmuar patrulla të policisë greke. Sipas zyrtarëve, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve që patrullonin në afërsi të sheshit Omonia. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar. Policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeçare. Njëri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek. Të dy të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurori.

Ndërkohë që një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës të së shtunës edhe në Selanik. Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër policëve që patrullonin në ruajtje të konsullatës së përgjithshme të Turqisë. Pas shpërthimit të rinjtë u zhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së konsullatës. Nga incidenti nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime të grupit të të rinjve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.