AKTUALITET

Elbasan/ Merr flakë makina në ecje, nuk raportohen të lënduar

15:33 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një incident ka ndodhur ditën e sotme, ku në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar .

“Mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër”, ka bërë të ditur policia.

Shkak i përfshirjes nga flakët i mjetit, dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë

“Njoftohemi se sot më datë 23.04.2017 mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.