SPORT

Grushte në Shënkoll, Qarri: Nuk e lë me kaq, as në ’97-n nuk ka ndodhur kështu. Noka dhe Djala s’janë burra

11:15 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka akuzuar drejtuesit e skuadrës së Shënkollit dhe Besëlidhjes, por edhe përfaqësues të forcave të rendit se kanë ushtruar dhunë ndaj tij gjatë ndeshjes së djeshme. Ai e ka cilësuar dhunën e ushtruar një skandal dhe turp, ndërsa ka pohuar se Noka dhe Djala s’janë burra

“Ishte një turp i madh! Përveçse sulmuan futbollistët tanë, më goditën edhe mua. Më gjuajti presidenti i Shënkollit, Artan Djala dhe ai i Besëlidhjes, Gjok Noka së bashku me nipat e këtij të fundit. Isha duke zbritur nga shkallët e tribunës kur më goditën nga mbrapa dhe më hodhën në tokë. Ky është skandal dhe turp njëkohësisht. Si këtë herë, nuk më kishte ndodhur kurrë.

Megjithatë, treguan paburrëri. Burri del dhe të godet përpara dhe jo nga mbrapa. Gjithashtu, edhe Shefi i Komisariatit të Lezhës qëndronte në këmbë aty dhe nuk ndërhynte për të ndaluar njerëzit. Tre policë ishin gjithsej. As në 1997 nuk ka ndodhur kështu. Unë kam qenë në Berat në mes të 3 mijë tifozëve, por nuk më ka goditur njeri. Kjo që ndodhi është skandal i madh.

Po çfarë duhet të bëjmë tani, të marrim armët dhe të vritemi?! Kjo është vetëm një lojë dhe është e turpshme që arrihet deri në këtë pikë. Megjithatë, unë nuk do ta lë me kaq. Nuk ka bërë vaki të më godasin asnjëherë, aq më tepër nga mbrapa. Do shihni se kjo histori nuk do mbyllet me kaq”, ka treguar fillimisht Qarri dhunën që është ushtruar ndaj tij.

“Pas ndeshjes kanë hyrë në fushë disa tifozë dhe nipat e Gjok Nokës. Kanë bërë namin duke sulmuar dhe goditur futbollistët e Kamzës. Për sa i përket gjykimit, nuk kam se çfarë të them. Në atë situatë nuk kishte çfarë të bënte as gjyqtari. 7-8 lojtarë të Shënkollit ishin për të dalë me kartonë të kuq. Arbitri nuk mund të bënte më shumë në atë fushë”, përfundoi Qarri. /PanoramaSport/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.