AKTUALITET

Masakra e Vlorës/ Gjioveshaj eci i plagosur dhe i mbuluar në gjak, por gjeti vdekjen te …

11:50 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë, që tronditi jo vetëm Vlorën, por mbarë opinionin publik.




33-vjeçari, Ergys Gjioveshaj, i cili u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës, humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur 6 plumba.

Ai u qëllua teksa kishte shkuar te tavolina ku ishte autori, 19-vjeçari Gani Tozaj me disa persona të tjerë, por u gjet i vdekur larg tavolinës, te hyrja e lokalit, raporton Panorama.

Nga sa mësohet dhe nga vetë dëshmia e autorit, i arrestuar një ditë pas krimit me një viktimë dhe tre të plagosur, gjithçka nisi pas një sherri verbal, pas të cilit viktima i dha një pëllëmbë njërit nga personat në tavolinë.

Pasi mbi të u zbrazën plumbat, ai ka lëvizur për disa metra, ashtu i plagosur e mbuluar me gjak.

Por, ka gjetur vdekjen vetëm pas pak, në pjesën hyrëse të lokalit, aty ku u gjet edhe nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live, me këngëtaren e ftuar Blerina Balili.

“Rreth orës 23:20, në lagjen Ujë i Ftohtë, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër”, – njoftoi policia.

Viktima, i cili ishte edhe shenjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedente, pasi ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2000 në qytetin e Vlorës.

Gjioveshaj në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.