SPORT

Noka: Qarrin e kam pritur me kafe e uiski, arbitër ishte nipi i trajnerit

12:17 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, reagon pas akuzave të Qarrit duke mohuar gjithçka që akuzon presidenti i Kamzës. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Noka e konsideron Qarrin si pazarxhi dhe mashtrues.

“Një gënjeshtër e madhe. Unë nuk e kam parë fare Naim Qarrin. Atij t’i vijë turp që deklaron të tilla gjëra. Nuk e kam parë dhe as nuk më ka parë fare Qarri në tribunë. Unë nuk kam fare punë me Qarrin dhe nuk kam qenë në tribunë. Por, është e turpshme ajo çfarë thotë ai. Qarri gënjen. Në tribunë kanë qenë shumë njerëz dëshmitarë. Unë nuk e kam parë fare presidentin e Kamzës.

Skuadra e tij ka fituar me Tërbunin me një gol që topi nuk hyri fare në portë dhe po e njëjta gjë edhe në sfidën me Burrelin. Unë nuk jam si Naim Qarri që merret me dallavere. Ai është pazarxhi. Këto janë shashkat që hedh ai dhe e ka zakon. Ai është monstër!

E kam pritur me kafe dhe uiski në ndeshjen e kaluar në Lezhë atë. Këto janë mashtrime që bën ai dhe t’i vijë turp që i thotë. Ai është i paburrë. T’i vijë turp për këto shpifje. Nëse më akuzon mua dhe ka prova, le të shkojë në Prokurori”, shprehet fillimisht Noka.

AKUZA

Më tej, presidenti i Besëlidhjes zbulon skandalin në lidhje me gjykimin e sfidës së djeshme.

“Gjyqtari kryesor Indrit Ziri, që ishte në atë ndeshje, ka lidhje me trajnerin e Kamzës, Ramadan Ndreu. Arbitri është nipi i teknikut. Ziri është nga Fushë-Kruja dhe Ndreu nga Kruja. E di e gjithë Shqipëria që ata janë drejtpërdrejt nip dhe dajë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, Shënkollit nuk i është akorduar një gol i rregullt ku topi e kaloi vijën fatale. Dhe anësor në atë rast ishte Veseli, motra e të cilit është e martuar me arbitrin kryesor Ziri. Dhe ky i fundit është nipi i trajnerit Ndreu. E kuptoni çfarë ndodh këtu në Shqipëri?! Ky po që është skandal”, përfundoi Noka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.