BOTA

Tensioni / Koreja e Veriut i sulet Amerikës: Do t’i fundosim aeroplanmbajtësen

13:03 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Koreja Veriore ka thënë sot se është e gatshme që t’ia fundosë SHBA-së aeroplanmbajtësen, në mënyrë që ta dëshmojë forcën e vet ushtarake, teksa dy anije të marinses japoneze iu bashkuan aeroplanmbajtësit amerikan për ushtrime në perëndim të Paqësorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar një grup anijesh luftarake dhe aeroplanmbajtësin “USS carl Vinson” që të lundrojë në ujërat pranë gadishullit korean si kundërpërgjigje ndaj tensioneve në rritje për shkak të testimeve të raketave dhe armëve bërthamore të Veriut, si dhe kërcënimeve të saj për t’i slumuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

SHBA-ja nuk e ka specifikuar se ku ndodhet aeroplanmbajtësi teksa i afrohet gadishullit korean.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, tha dje se aeroplanmbajtësi do të arrij brenda pak ditëve, por nuk dha detaje të tjera.

Ndërkohë, Koreja Veriore vazhdon me qëndrimin mospërfillës.

“Forcat tona revolucionare janë të gatshme të sulmojnë dhe fundosin aeroplanmbajtësin amerikan me një goditje të vetme,” ka shkruar gazeta e partisë udhëheqëse të Veriut, Partia e Punëtorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.