BOTA

Zgjedhjet në Francë: Përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur deri tani gjatë votimit

15:51 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat po cilësohen si më të paparashikueshmet viteve të fundit. Plot 11 kandidatë garojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve, dhe dy kandidatët që fitojnë më së shumti vota do të garojnë në balotazhin e 7 majit, transmeton gazeta Express. Dalja në zgjedhje në rundin e parë të zgjedhjeve që do të vendosë se kush do të jetë presidenti i radhës i Francës thuhet se është në rrugë të mirë të arrijë 80%. Qendrat e votimit janë mjaft të dendura nëpër Francë – dhe vende tjera – qëkur u hapen në orën 8:00 sipas kohës lokale. Masat e sigurisë janë rritur pas vrasjes së një oficeri të policisë të enjten në Paris. Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, i kanë hedhur votat e tyre. Në Henin-Beaumont ka pasur përleshje, ku dy gra lakuriq me maska me fytyrë të Le Pen ka brohoritur duke u tallur “Marine, Presidente. /Express/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.