Kryesore

Bllokimi i rrugëve, mesazhi i Ramës: Nuk është koha për bllokim rrugësh, por…

11:05 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë që Partia Demokratike ka shpërndarë drejtuesit e saj në pikat kyçe të vendit, ku do të bllokohen për 1 orë akset rrugore dhe ka filluar grumbullimi i protestuesve, kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë mesazhin e radhës që nga Apollonia, ku ka qenë sot në çeljen e parkut pas restaurimit tërësor.

Ai ka pohuar se nuk është koha për të bllokuar rrugët, por të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik e europian.

“Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, njerëzit që kanë punë, që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë cdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik e Europian”- tha Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.