Show-Bizz

Dikur e kishte mësuese gjimnazi, sot grua. Ja historia e dashurisë të kandidatit për president të Francës

13:52 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndodh edhe kështu. Nxënësi dashurohet me mësuesen e tij të gjimnazit dhe sot janë shumë të lumtur bashkë. Nuk është histori e ndonjë filmi, por reale. Kjo, i ka ndodhur kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron.

Mund të duket e çuditshme, por zonja e parë e Francës mund të jetë një gjyshe e shtatë nipërve. Ajo është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj, kandidati për president të Francës, 39- vjeçarit, Emmanuel Macron.

Historia

Historia e tyre e dashurisë është tepër e veçantë…

Macron është martuar me mësuesen e tij të gjimnazit, së cilës kur ishte vetëm 17 vjeç i kishte thënë se si do që të shkonin punët ai do të martohej me të.

Në një interviste Brigitte Trogneux, sot 64 vjeçe, ka rrëfyer se ajo e ka njohur Emmanuel kur ai ishte nxënësi i saj në gjimnaz. Prej asaj kohë ai i kishte shprehur dashurinë, por ajo nuk e kishte marrë seriozisht.

Pak vite më vonë ata nisën të flasin në telefon për orë të tërë dhe kështu, pas një periudhe, ajo vendos të ndahet nga bashkëshorti dhe të jetojë dashurinë me djalin 25 vite më të vogël.

Në 2007, çifti u martua dhe prej asaj kohë ata kanë dalë gjithnjë bashkë duke deklaruar lumturinë dhe harmoninë që kanë së bashku. Macron është shprehur se i detyrohet shumë bashkëshortes së tij, pasi falë saj është bërë ky që është…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.