Media

Gazetari Bledian Koka: Veliaj, një çerr që e çonte Saimir Tahiri me ble cigare!

18:04 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari i “News 24”, Bledian Koka ka ironizuar sot qëndrimin e kryebashkiakut Veliaj për protestën e PD-së. Ai ka postuar një qëndrim të Veliajt në 2012, i cili ironizonte asokohe ata që bezdiseshin nga protesta e PS-së. “Zini kolltukun”, shkruante Veliaj në 2012 duke shtuar: Për ata që bezdisen nga protesta qytetare. Sot, Veliaj ka folur kundër tubimit të PD-së duke thënë se ai shkaktoi miliona euro humbje.

POSTIMI I PLOTE I BLEDIAN KOKES

Degjoni Lalin :p
A ju kam thene ndonjehere se Erion Veliaj ka thene edhe fjale me mend dikur? Ja psh mu kujtua sot nje status i tij i vitit 2012, atehere kur ai eshte nje çerr ne PS dhe Saimir Tahiri e conte me ble cigaret Marlboro pa pulle ke tezga para lokalit te Shefikatit. Atehere, ky Velenia nuk thoshte “edhe në një ditë si kjo e sotmja, kur patëm bllokim rrugësh, njerëzit duhet të kuptojnë se një orë e bllokuar në Tiranë, janë disa milionë euro shpenzime të qytetit, në shërbime të munguara në transport, në punë të pambaruara”, si sot. Mirepo sot qe i ka hyp kalit, i ben llogarite qe atje lart, vetem se sic thote Lubonja per te dhe t’zotin e tij: “ajo që shohin në kodër shpejt do t’u kthehet në voter”…
p.s…edhe sepse kur ia ben Shqiperise, ajo ta ben mbrasht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.