BOTA

Pas Serbisë, droni me flamur me ”Shqipërinë e Madhe” trondit Maqedoninë

08:36 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 Është përsëritur skena që ndodhi në stadiumin e Beogradit, teksa luante Kombëtarja jonë e futbollit me atë serbe. Droni me flamurin e njëjtë si atëherë, ka tronditur këtë herë maqedonasit në mes të Shkupit. Droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe u shfaq në ndeshjen mes Çairit dhe Vardarit.

Hedhja e dronit me flamurin “Autochthonous”, nuk kaloi në heshtje, pasi ai u mor si provokim nga ana e maqedonasve, njofton TetovaSot.

Kujtojmë se po i njëjti flamur u valëvit edhe në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në mes Beogradit që ndodhi para dy vitesh, duke shkaktuar incident dhe trazira të forta në Beograd, pasuar me ndërprerjen e ndeshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.