Kryesore

Policia vë në aplikim teknologjinë e fundit, protesta monitorohet nga ekspertë të huaj

10:39 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Protesta e ditës së sotme që pritet të nisë ne orën 11:00, do të monitorohet nga ekspertë të huaj të misioneve europiane dhe amerikane që asistojnë  në Policinë e Shtetit

Bëhet  më dije nga  Policia se këta ekspertë kanë trajtuar blutë për menaxhimin e tubimeve.

Gjithashtu ata do të mbështesin me këshilla dhe teknologji punonjësit e policisë për monitorimin e situatës. Po ashtu, asistencë do të këtë edhe për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë.

Të njëjtat burime theksojnë se Policia ka vënë në aplikim teknologjinë e fundit, për fiksim, filmim dhe identifikim të personave në protestë. Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë mbështetësit e saj në një demonstratë 60 minutëshe në të gjithë Shqipërinë. Sipas raportimeve, do të bllokohen disa nga pikat dhe akset kyçe ndërlidhëse në vend në mbështetje të kauzës së opozitës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.