Kryesore

Protesta e PD mbyllet me Himnin Kombëtar, Basha: Të mos ia dorëzojmë vendin krimit

12:10 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nën tingujt e himnit Kombëtar është mbyllur protesta e PD-së. Ashtu siç bënë të ditur gjithçka ka qenë paqësore në të gjithë akset e vendit. Pak minuta para mbylljes së protestës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga sheshi “Shqiponja” me një fjalim drejtuar gjithë protestuesve ka bërë të ditur se janë të vendosur për të mos ia dorëzuar vendin krimit dhe drogës. Ai kërkoi të gjithë protestuesve që ta mbyllin me qetësi dhe mos i përgjigjen provokimeve.

“Bllokimi i rrugës, një akt patriotik. Kjo tregon vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar vendin krimit dhe drogës, lirisë tonë, tiranisë së korrupsionit, por për t’u bashkuar, siç jemi bashkuar, qindra mijëra miliona shqiptarë nga jugu në veri, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike. Ta mbyllim protestën me qetësi, mos t’i përgjigjemi provokimeve”, – tha në përfundim Basha.

Përshëndetja e Lulzim Bashës në mbyllje të protestës 1 orëshe, paqësore, e të vendosur në akset kryesore të vendit

Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe europiane, të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë, krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë, tiranisë së korrupsionit dhe të krimit në pushtet, por të përbashkuar, siç jemi bashkuar, qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri nga lindja në perëndim; për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucionet, sipas ligjit të dekriminalizimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptareje dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e vetingut dhe reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 22 korrikut.

Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe këtë qëndresë.

Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ju ftoj ta përmbyllim këtë protestë duke u larguar me qetësi dhe paqe, pa asnjë provokim, dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.

Më parë, ju ftoj të gjithëve ta mbyllim këtë protestë, me hymnin tonë kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.