Kryesore

Video+foto/ Çfarë nuk u pa në TV, shihni të gjitha pamjet e protestës së sotme të PD

17:46 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




OPOZITA BLLOKON RRUGEN TEK SHKOLLA TEKNOLOGJIKE – Forca te policise duke pare protestues te opozites, te cilet kane bllokuar kryqezimin prane shkolles Teknologjike ne kryeqytet, ku per nje ore nuk lejuan e asnje mjeti. Opozita pershkallezoi protesten ne diten e 66 te saj, duke bllokuar akset rrugore me te rendesishem ne vend per nje ore. Ajo kerkon nje qeveri teknike, e cila do ta coje vendin drejt zgjedhjeve./r/n/r/nOPPOSITION BLOCKS THE TRAFFIC AT TECHNOLOGICAL SCHOOL –
Police force seeing opposition protesters, who blocked the crossroads near the Technology School in the capital, where for a single hour they did not allow any cars. The opposition overcome the protest on its 66th day, blocking the country’s most important road axes for an hour. They requires a technical government, which will lead the country to the elections.

  

Opozita ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, sot në orën 11:00 nisi protestën e saj 60 minutëshe me bllokim të rrugëve në  5 rrethrotullimet kryesore të Shqipërisë, përfshi këtu dhe sheshin Shqiponja dhe rrethrrotullimin tek Teknologjikja në Tiranë.

Një protestë paqësore, të paktën kështu u raportua, ku fundi u mbyll nën tingujt e Himnit Kombëtar.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërriti rreth orës 11:00 në sheshin Shqiponja, ku iu bashkua protestuesve, duke qëndruar këmbëkryq me ta.

Ndërkohë, që nga fotot u pa qartë se një dron po filmonte protestën.

Detyrat ishin ndarë një ditë më parë, po ashtu edhe akset rrugore që do të bllokoheshin ishin përcaktuar.

Kështu, Arben Ristani u vendos në krye të protestës te rotonda e Plugut në Lushnje; Edmond Spaho në Bradashesh; Aldo Bumçi ishte caktuar në Milot;

Ndërkohë që Edi Paloka te Sheshi “Shqiponja”, zonë ku ishte edhe kryedemokrati Basha.

Flamur Noka drejtoi protestën në zonën e Shkollës Teknologjike në Tiranë.

Ja akset kombëtare që u bllokuan

Rrethrrotullimi te Metalurgjiku në Elbasan.

Tuneli Tiranë-Elbasan.

Rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë.

Superstrada Tiranë-Shkodër
(Rrethrrotullimi i Milotit).

Rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Bllokim i rrugës te Shkolla Teknologjike në Tiranë.

Deklaratat

Gjatë 60 minutave të protestës nuk munguan dhe deklaratat nga “përgjegjësit” e protestës.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u shpreh: “Është në ADN-në e PD-së protesta paqësore. Kështu do jemi deri në fund. Objektivin do ta arrijmë”, tha Spaho.

Ndërsa Aldo Bumçi, i caktuar si përgjegjës në Milot tha:

“Pavarësisht presionit antiligjor, pjesëmarrja është e mirë. Ligji nuk thotë që të marrësh leje nga policia por të njoftosh. Ne këtë e kemi bërë. Vazhdojmë me kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ky është kushti më minimal. Do të vijojmë me protesta mbarëkombëtare të tjera”.

Nga rotonda e Plugut, Arben Ristani bën me dije se protesta shkoi e qetë. “Protestat tona do të vijojnë në qytetin e Kavajës me 7-maj, nuk do ndalen protestat deri ne plotësimin e kërkesave tona për zgjedhje të lira sh të ndershme”, tha Ristani

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se protesta e sotme do të përshkallëzohet nëse qeveria nuk dëgjon kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

PD-ja vazhdon të këmbëngulë për qeveri teknike, duke bërë të ditur për përshkallzim të protestës deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre, por duket se Edi Rama nuk është i këtij mendimi. Ai pas protestës së sotme, bëri të ditur se më 18 qershor do të shkojnë drejt votimit.

 Basha

Pak minuta para mbylljes së protestës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga sheshi “Shqiponja” me një fjalim drejtuar gjithë protestuesve ka bërë të ditur se janë të vendosur për të mos ia dorëzuar vendin krimit dhe drogës. Ai kërkoi të gjithë protestuesve që ta mbyllin me qetësi dhe mos i përgjigjen provokimeve. “Bllokimi i rrugës, një akt patriotik. Kjo tregon vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar vendin krimit dhe drogës, lirisë tonë, tiranisë së korrupsionit, por për t’u bashkuar, siç jemi bashkuar, qindra mijëra miliona shqiptarë nga jugu në veri, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike. Ta mbyllim protestën me qetësi, mos t’i përgjigjemi provokimeve”, – tha në përfundim Basha.

Rama

Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet.  “S’ka qeveri teknike, ka votim më 18 qershor”. Kështu e ka komentuar sot protestën e Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama. Me batuta dhe replika me ndjekësit në “Facebook”, kryetari i PS-së ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai tha se qeveria vazhdon punën normalisht dhe e ka kontratën me qytetarët deri në javën e dytë të shtatorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.