Kryesore

Balla i përgjigjet Doris Pack: Bind miqtë të mos bllokojnë vetingun, përpjekje e çaltë për…

12:59 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, e cila bëri të ditur se qeveria e Tiranës është e lidhur me krimin.

Balla ka pohuar se kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri, duhet t’i kërkojë së pari miqve të vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuat vetingun. Ai e ka cilësuar si përpjekje të çaltë për të justifikuar bojkotin e PD-së.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun”, shkruan Balla.

“Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam,” shkruan Balla.

Çfarë tha Pack

Presidentja e Forumit te Grave te PPE (EPP Women), Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë”, – u shpreh zonja Doris Pack.

Duke vijuar më tej, Pack shton: “Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetëra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi Pack.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.