Kryesore

Basha flet pas nisjes së negociatave: Arsyeja të mbizotërojë te mendjet e sëmura

12:27 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në ditën e 67-të të protestës, nga “çadra e Lirisë”, Lulzim Basha ka folur për negociatat që do të zhvillohen sot me zv.presidentin e PPE-së, David McAllister.

Ai tha se negociatat e sotme duhet të çojnë drejt një zgjidhje dhe i bëri thirrje maxhorancës që t’i hapë rrugë arsyes dhe dialogut.

“Fundi nuk do jetë votim pa opozitën, shpërndarje e popullit, fundi do të jetë fitorja e kauzës sonë të drejtë. Urojmë që sot arsyeja e shëndoshë të mbizotërojë edhe te mendjet e sëmura te ata që duan të marrin peng zgjedhjet. T’i lutemi zotit edhe për kundërshtarët tanë. Të shpresojmë që rruga e arsyes dhe dialogut do të na çojë drejt një bashkimi kombëtar për Shqipërinë Europiane. Një gjë është e sigurt përmes dialogut ose përmes përballjes populli do të fitojë gjithmonë”, u shpreh Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.