Kryesore

Basha, Xhafajt: Pse se çon policinë në Ishëm, ku i ke procesverbalet e 10 mijë tonëve të drogës?

12:40 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar sot publikisht ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafajt procesverbalet e 10 mijë tonëve të drogës dhe 2.5 milionë bimëve narkotike që sipas qeverisë janë asgjësuar.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se asnjë nga kjo sasi nuk është asgjësuar, por sipas tij janë magazinuar nëpër rezervat e shtetit, ndërsa sasi të tilla kapen çdo ditë në brigjet italiane.

Nga “Çadra e Lirisë” Basha ka pohuar: “Ka 48 orë që u kemi thënë se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur në llucë skafi i Habilajve, dhe këta s’kanë faj. Ku e ke policinë? Pse nuk e çon të kapësh skafin e Habijave? Sepse ata janë Edi Rama, Tahiri, Xhafaj…”

“Lëre prokurorinë, lëri mediat, lëri qytetarët dhe opozitën dhe na trego procesverbalet e 2.5 milionë rrënjëve të kanabisit. Ku i ke procesverbalet e shkatërrimit të 10 mijë tonëve? Na i trego. Tregoja shqiptarëve, tregoja të huajve. Nuk i tregon dot se droga nuk u shkatërrua, por u magazinua nga policia, në tunelet e magazinave të shtetit dhe po del sot një pjesë e saj që po kapët në brigjet italiane. Rama s’ka si ta dorëzojë drogën, pasi është pjesë e pandashme e drogës dhe parave të saj. Ka 48 orë që u kemi thënë se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur në llucë skafi i Habilajve, dhe këta s’kanë faj. Ku e ke policinë? Pse nuk e çon të kapësh skafin e Habijave? Sepse ata janë Edi Rama, Tahiri, Xhafaj. Nuk do ketë subvencione për fermerët, se paratë do shkojnë për korrupsion”, pohoi lideri i opozitës.”, pohoi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.