Tech

Video/ Batuta e Ramës në drekën me komunitetin rom: Edhe ti me iPhpone

10:12 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e komunitetit rom në Vlorë Rozina Kormuzi ka pasur dje ditëlindjen, ku në drekën e shtruar enkas për të ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit nuk i ka kursyer komplimentet për Kormuzin, ndërsa nuk kanë munguar dhe batutat.

Edi Rama foli me superlativa për gruan, që sipas tij është bërë urë për të lidhur komunitetin me pushtetin vendor. E ndërsa Rama ka marrë fjalën, njërit prej të pranishmëve i ka rënë telefoni i markës iPhone. “Edhe ti me iPhone”, – iu drejtua kryeministri, duke u ndalur më pas tek puna e Rozinës.

“Një grua si Rozina ka marrë përsipër të kalojë detin me këmbë. Është bërë si urë për të lidhur komunitetin me pushtetin vendor. Janë bërë shumë gjëra që na tregojnë se mund të bëhen më tepër. Kur shikojmë se me dashamirësi, me përkushtim, me vullnet mund të zgjidhen probleme pafund atëherë na duhet shumë më tepër përkushtim dhe të bëjmë çmos që administrata të jetë më shumë e vetëdijshme se është aty për të shërbyer jo për të përplasur derën në fytyrë me arrogancë dhe brutalitet”, tha Rama.

Duke iu referuar ankesave të pjesëtarëve të këtij komuniteti, Rama tha se janë probleme të të gjithë shoqërisë.

“Problemet që ngrini ju janë të të gjithë shoqërisë. Edhe papunësia është një problem që e kemi prioritet të madh, pavarësisht se ka rënë në krahasim me 3 vjet e gjysmë më parë”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.