Kryesore

Ditë negociatash, Rama-Meta takim para ardhjes së negociatorëve gjermanë

13:14 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka përfunduar takimi i Kryetari të  parlamentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama sot në mesditë.

Takimi ndërmjet tyre para ardhjes së së dy negociatorëve gjermanë McAllister dhe Fleckenstein, që do të diskutojnë me ta për zgjidhjen e krizës politike.

Por, Meta më herët pati një takim me  1-orëshe me tre ambasadorë, në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bern Borchard për të njëjtën çështje.

Mësohet se dy negociatorët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi, ku opozita prej 66 ditësh po zhvillon protesta. Ndërkohë që një ditë më parë prej rrteh 1 orë bllokoi rrugët mbarë vendin, duke mos u tërhequr për kërkesat e tyre për qeveri teknike.

E në këtë rrëmujë politike, eurodeputetët do të ulen në tryezë me një draft marrëveshje me disa pika, që do t’ia prezantojnë kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Basha.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, mësohet se të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Axhenda

Më pas, ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, takimi i radhës do të jetë me Kryetarin e partisë Politike, Lulzim Basha.

Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës, pasi mbetet për t’u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.