Kryesore

E fundit/ 2 të vrarë me armë në Durrës. Viktima ishte në kërkim për vrasjen e Gaz Çollakut

14:18 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vritet një person me armë zjarri brenda në makinë në Sukth të Durrësit. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet. Policia është në vendgjarje…

Një nga viktimat është Ervin Dalipi. Viktima ishte në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut vjen nga radhët e forcave të rendit dhe nga poste jo pak të rëndësishme. Ja cili është ai:

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Profesioni: ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm;

Ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës;

I përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.

29 janar 2016. Shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Dalipaj rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.