Kryesore

Këta janë dy peshkatarët që humbën jetën në Vjosë, njëri trup ngeci në rrjetat e peshkatarëve

09:36 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy peshkatarët që  humbën jetën pranë grykëderdhjes së Vjosës ndërsa ishin duke peshkuar, Lorenc Doko 32 vjeç  dhe Elson Kerri 27 vjeç, prej orës 19:00 të ditës së diel kishin dalë për peshkim, afër grykëderdhjes, në zonën e Delisufit nga ku dhe humbën kontaktet.

Prej atij momenti familjarët të gjendur përballë kësaj situate kanë vënë alarmin, duke lajmëruar policinë.

Delta Force dhe Policia Kufitare kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave, ndërsa informacioni ka qenë se te dy personat ishin mbytur.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por pa rezultat, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit kanë mbërritur dhe polumbarët në ndihmë të Policisë kufitare dhe Delta Force për të gjetur trupat e dy të rinjve.

Fillimisht është gjetur Elson Kerri nga fshati Delisuf, ndërsa disa orë më vonë, polumbarët kanë gjetur dhe trupin e viktimës tjetër Lorenc Doko i cili kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve.

Mësohet nga informacionet e përcjella se te dy viktimat kishin dalë për peshk me një varkë me lopata, e cila është mbushur fillimisht me ujë dhe më pas është përmbysur rreth 3 milje larg grykëderdhjes së Vjosës, në det.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.