Tech

VIDEO/ 2 të vrarët në Durrës, shihni si është bërë shoshë nga plumbat “Audi” i viktimave

14:26 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





2 persona u vranë sot me armë në Durrës. Një nga viktimat është Ervin Dalipi. Viktima ishte në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut vjen nga radhët e forcave të rendit dhe nga poste jo pak të rëndësishme. Ja cili është ai:

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Profesioni: ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm;

Ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës;

I përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.

29 janar 2016. Shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Dalipaj rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Ndërkohë që sot ishte gjyqi për Dalipaj.  I shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, sot  në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij, por është shtyrë. Kjo për shkak se nuk ishte i pranishëm

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.