Kryesore

Video+fotot/ Atentat në Vlorë? Makinat përfshihen nga flakët në zonën e Skelës

19:15 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enrik MEHMETI

 

Banorët e zonës së Skelës në Vlorë janë zgjuar të tronditur natën e mbrëmshme, pasi flakë të mëdha përfshinë disa makina të parkuara tek parkimi i një qendre tregtare. Flakët dogjën një makinë fuoristradë Toyota(është larguar nga vendngjarja), por zjarri ishte aq i madh sa përfshiu edhe automjete të tjera të parkura pranë (një fuoristradë tjetër dhe një makinë të një kompanie private). Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë ose jo me një zjarr të qëllimshëm. Policia heton në 2 pista: qark elektrik dhe zjarrvënie e qëllimshme.

GSH.al po ju sjell fotot dhe videon nga vendngjarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.