BOTA

Vrau drejtorin e fabrikës në Zvicër, “Maço, me makina luksoze”, ja si shfaqej ne “Facebook” 21-vjeçari shqiptar

08:26 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 21-vjeçar, shqiptar i Kosovës me disa goditje karateje ka shembur përdhe pronarin e një fabrike zvicerane, baba i dy fëmijëve, duke e lënë të vdekur.

Mediat vendëse e kanë identifikuar si Alexander M., 21 vjeç me prejardhje të huaj. Ai akuzohet për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44-vjeçar të një fabrike orësh. Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”.

Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në rajonin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino, shkruan Albinfo.ch.

NGJARJA
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ora 4:30, dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para klubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me karate, duke e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete.

I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Mirëpo, atë e ka parë një nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tashmë hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të vogël ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, shqiptari i akuzuar, në “Facebook” prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për sigurinë në kantonin ku ndodhi ngjarja, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e 44-vjeçarit, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.