Kryesore

Atentati/ “Menduam se po bëjnë gara, por dëgjuam të shtëna”, dëshmitarët tregojnë tmerrin: Ishin 3 autorë  

14:20 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Momente tmerri kanë përjetuar dëshmitarët e ndodhur në mbikalimin e Sukthit, në momentin që ndodhi atentati ndaj ish-shefit të krimeve Ervin Dalipaj dhe mikut të tij, Juxhin Dauti.

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit janë bërë dje dëshmitarë okularë të atentatit të djeshëm.

Dëshmitarë kanë treguar momentet e tmerrit që kanë përjetuar kur kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë parë skenën, raporton Panorama.

“Fillimisht menduam se ishin duke bërë gara me njëri-tjetrin. Ishte një makinë e zezë si fuoristradë dhe makina ku ndodheshin dy personat që mbetën të vdekur. Pas disa metrash dëgjuam të shtëna armësh, breshëri të gjata automatiku”, – u shpreh një dëshmitar.

Ndërsa një tjetër dëshmitar tregon se autorët ishin tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar nga dritaret e makinës, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin.

“Pamë që po qëllonin dy persona nga makina, ndërsa një tjetër ishte në timon. Nuk arritëm t’i identifikonim, pasi ishim disi larg, por qëlluan me breshëri të gjata”, – u shpreh ai.

 Atentati 

Ngjarja qe dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, ndodhi dje rreth orës 13:55, në afërsi të mbikalimit të Sukthit. Njëri prej viktimave, 39-vjeçari Dalipaj ishte person i shpallur në kërkim që prej janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar.

Bazuar në dinamikën e ngjarjes, Policia bëri të ditur se kemi të bëjmë me një grup kriminal dhe të mirëorganizuar. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të viktimës, i cili dyshohet se për shkak se ishte në kërkim policor, jetonte jashtë Tiranës, diku në zonën e Shijakut apo të Sukthit.

Dje ai bashkë me mikun e tij, Juxhin Dauti (edhe ky i dyshuar për një vrasje në Vlorë), kanë qenë në lëvizje me një mjet “Audi S83 , prodhim i vitit 2014, që llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro.

Makina që drejtohej nga Dautaj po udhëtonte në rrugën dytësore përbri autostradës, kur një mjet tjetër, që sipas dëshmitarëve ka qenë me ngjyrë të zezë, e ka ndjekur dhe më pas në ecje kanë qëlluar me breshëri automatike.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.