Kryesore

Detaje te reja/ Automjeti i marrë me qera, ja kë takuan pak para atentatit viktimat

10:39 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dalin detaje te reja për atentatin e ndodhur një dite me pare ku mbeten dy të vdekur  Ervin Dalipaj dhe Juxhiun Dautaj .

Mësohet se viktimat para atentatit kane ndaluar ne një pikë karburanti në autostradë,  automjeti tip “Audi” drejtohej nga Juxhin Dauti i cili rezulton i marre me qera nga viktimat ne koncensionar.

Në mjetin e viktimave janë gjetur 7000 mije euro 2000 prej të cilave i kishte Juxhini dhe 5000 mije Dalipaj dhe një pistolete.

Automjeti i autoreve nuk është vërejtur nga kamerat

Gjithashtu bëhet me dije se viktimat kane takuar para pak atentatin dy vajza që udhëtonin me “smart” .

Policia po punon për të identifikuar vajzat qe ishin ne “smart”

Plot 32 plumba janë shkrehur në drejtim të makinës ku udhëtonte Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti, të cilët u ekzekutuan mesditën e 25 prillit pranë mbikalimit të Sukthit.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar

• 32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm;
• një predhë bërthame;
Po kështu në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja(euro).

KUSH ISHTE ERVIN DALIPAJ dhe JUXHIN DAUTI

Viktima ishte në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut vjen nga radhët e forcave të rendit dhe nga poste jo pak të rëndësishme. Ja cili është ai:

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Profesioni: ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm;

Ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës;

I përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.

29 janar 2016. Shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Dalipaj rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Viktima tjetër e atentatit të Sukthit është Juxhin Dauti. Ai u përfshi si i dyshuar në vrasjen e kampionit të bilardos në Vlorë, Fatjon Banaj. Megjithatë, kjo akuzë nuk u provua dhe Dauti kishte marrë pafajësinë në gjykatë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.