BOTA

Digjet automjeti  i shefit te Policisë Kufitare në Mitrovicë, zjarri i qëllimshëm

09:29 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Digjet automjeti i shefit të Policisë Kufitare në Mitrovicë mbrëmë pas mesnate nga persona të paidentifikuar.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka patur te lënduar veç dëmeve materiale.  Bëhet e ditur se automjeti tip ‘Benz E-class’, në pronësi të Millosh Dançetoviç, komandant i policisë kufitare G-31 në Bërnjak afër Leposaviqit.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm gjatë kohës së makina ishte i parkuar para banesës së oficerit të policisë, që ndodhet afër Qendrës së studentëve në veri të Mitrovicës.

Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që zjarri ndaj automjetit të komandantit të policisë ka qenë i qëllimshëm. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar zjarrin, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë shkuan në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.