BOTA

Haradinaj sërish nesër në seancë, Kosova pret lirimin e tij

10:54 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës.

Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom, shkruan gazeta “Zeri” në Kosovë.

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë.

Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Ndërkaq në AAK kanë thënë për “Zërin” se nëse drejtësia vendos Haradinaj të enjten do të kthehet në Prishtinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.