BOTA

Mashtrojnë dhe grabisin pikturat me vlere 27 mil euro, takimi i shkëmbimit tek konsullata e Shqipërisë

11:37 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me pretendimin se ishin dy pasanikë hebrenj ortodoksë, iu prezantuan një tregtari veprash arti në

Monza si të interesuar për të blerë disa kuadro të shtrenjta. Ai iu tregoi dy piktura me vlerë totale 27 milionë euro.

Një vepër e Renoir dhe një e Rembrandit. Të dyja përfunduan në duart e mashtruesve.

Dhe dy grabitësit kishin lënë si vend shkëmbimi Konsullatën e nderit të Shqipërisë.

Pasi u afruan fillimisht dhe pas një serie takimesh ku u shpreh interesimi në rritje për dy veprat, u fiksua edhe vendi për të bërë pazarin: Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytet. Selia institucionale ishte ndoshta karta fituese e dy blerësve të rremë.

Aq sa nuk krijuan asnjë pikë dyshimi tek tregtari i pikturave. Edhe pse, në të vërtetë, skena e takimit ishte një apartament i marrë me qira në katin e parë të së njëjtës ndërtesë ku është edhe Konsullata.

Një kafe e pastaj ikja

Pasi fituan besimin e tregtarit dhe e pritën në selinë e rremë, dy mashtruesit bënë goditjen. Me justifikimin se do të bënin kafenë, e lanë tregtarin vetëm dhe ia mbathën bashkë me thesarin e vyer.

Karabinierët e njësisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të drejtuar nga kapiteni Francesco Provenza janë vënë në ndjekje të dy “adhuruesve” të artit. Dy veprat e vjedhura  tashmë janë futur në databazën online të karabinierëve për të ndihmuar kërkimet. /SYRI.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.