Kryesore

Prapaskenat, Rama pranoi 3 ministri për teknicienë e shtyrje zgjedhjesh

08:17 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Darina TANUSHI

18 orët e qëndrimit të dy eurodeputetëve gjermanë në Tiranë nuk prodhuan asnjë rezultat konkret në zgjidhjen e ngërçit politik mes qeverisë dhe opozitës. Lëvizjet për të arritur në një marrëveshje filluan më herët, gjatë ditës së djeshme. Gjithçka u parapri me një takim mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së në kryesinë e Kuvendit.

E më pas, Meta priti aleatin e tij, kryeministrin Edi Rama për një bisedë në lidhje me atë çfarë do të bisedohej në takimin me dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, të cilët mbërritën në Tiranë rreth orës 13:00. Të parin takim, dy eurodeputetët e zhvilluan me mazhorancën. Bashkë me Ramën e Metën në takim ishin edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla, si dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe Luan Rama. Rreth orës 17:35, eurodeputetët përfunduan edhe takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Rreth orës 19:00, në sallat e Pallatit të Kongreseve, McAllister është takuar në një dhomë veç, vetëm me Bashën, ndërsa Knut Fleckenstein u takua me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Pas takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk dha deklaratë, por la të kuptohet se diskutimet do të vazhdojnë. I pranishëm në këto takime ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu. Pas gjithë bisedimeve, askush nga aktorët nuk foli për ato çfarë kishin qenë objekt bisedash. Burimet bënë me dije se eurodeputetët kishin planifikuar që, nëse do të arrihej një marrëveshje mes palëve, ata do të dilnin në një konferencë të përbashkët për shtyp, por në kushtet ku nuk pati asnjë rezultat, ata u mjaftuan me një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku deklaruan hapur propozimet e tyre dhe ato çfarë nuk pranuan palët. Burimet bënë me dije se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në të gjitha bisedat ka qenë “pro” çdo propozimi që do të sillte një marrëveshje dhe dialog mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Pas përfundimit të takimeve, kreu i PD-së iu drejtua çadrës së protestës, ndërsa kryeministri Rama pati një takim sërish në godinën ku ndodhet misioni i BE-së ku qëndroi në një darkë deri pas mesnate.

Bisedimet

Burimet nga takimet bënë me dije se kreu i Kuvendit, Ilir Meta mësohet të ketë qenë “pro” shtyrjes së zgjedhjeve me një muaj, propozim ky i bërë nga dy eurodeputetët, ndërsa kryeministri Rama as e ka kundërshtuar dhe as e ka pranuar. Po kështu mësohet se kryeministri Rama u ka ofruar opozitarëve propozimin në 3 poste ministrore të personave teknikë, deri në realizimin e zgjedhjeve. Mësohet se propozimi i Ramës ka qenë që zgjedhjet të mos shtyhen përtej 16 korrikut, ndërsa kushti i votimit të vetingut ka qenë i panegociueshëm për kryeministrin Rama.

Gjithashtu është ofruar edhe presidenti konsensual si mundësi kompromisi. Rama ka pranuar të bisedohet për ndryshime në KQZ, në institucionin e Avokatit të Popullit dhe për emërime të drejtorëve të policive në qarqe në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.