BOTA

Rusia dhe Serbia, në një bashkëpunim ushtarak

09:35 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, konfirmoi bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Serbinë pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviç.

“Serbia dhe Rusia kanë interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake”, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviç.

Shoigu tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare. “Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë”, tha Shoigu.

“Fitorja e Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.” u shpreh Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.