Kryesore

VIDEO/ Atentati në Durrës, zbardhet dinamika si fluturoi makina nga rruga dytësore në autostradë

15:59 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Atentati me 2 të vrarë dje në Sukth të Durrësit ka patur një dinamikë të shpejtë, e cila nuk dihet ende nëse është e filmuar nga kamerat e sigurisë apo jo. Ajo që është e sigurt është se Audi luksoz me të cilin udhëtonin 2 viktimat, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti ka dalë nga rruga dytësore në autostradë, pas ndjekjes nga makina e atentatorëve.

Si ka ndodhur dinamika e krimit? Klodjana Haxhiaj e rrëfen atë të plotë në videon e mëposhtme.

18 persona janë shoqëruar nga policia, kur kanë kaluar një ditë nga ekzekutimi i dy personave në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthin, ku mbetën të vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dautaj.

Nga sa mësohet personat e shoqëruar janë me precdentë penalë.

Ndërkohë që Policia e Durrësit dhe Prokuroria kanë ngritur dy pista hetimi për ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe mikut të tij Xhino Dautaj; larje hesapesh dhe ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë që bëhet e ditur se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë rrugës, nëpër biznese të ndryshme, çka mund të hedhin dritë për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Gjithashtu, nëpërmjet pamjeve filmike pritet të zbulohet edhe makina që përdorën autorët për atentatin.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë sekuestruar telefonat e viktimave dhe sendet personale, ku do të verifikohen thirrjet e fundit, pasi nuk përjashtohet dyshimi që ata të jenë nxjerrë në pritë.

Mësohet se mjeti “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj është targuar vitin e kaluar, por nuk është në pronësi të asnjërit prej tyre. Sipas të afërmëve të Dalipaj, ai ishte baba i një fëmije 7 vjeç.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.