Kryesore

Zbardhja e atentatit në Durrës/ Arsyetim apo frikë? Një biznesmen s’jep pamjet e kamerave

11:39 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Një ditë pas atentatit që tronditi Durrësin, por jo vetëm, ku mbetën të vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dautaj, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Kështu policia e Durrësit ka sekuestruar një numër të madh të kasetave me pamje filmike nga kamerat e sigurisë së objekteve dhe bizneseve të shumta në autostradën Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi vrasja, që pritet të jenë kyçe për zbardhjen e krimit të dyfishtë.

Por ndërsa të gjitha pronarët e bizneseve janë shprehur të gatshëm të japin pamjet filmike, policia nuk ka pasur mirëkuptimin e njërit prej tyre. Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka qenë edhe sot në vendin e ngjarjes tha për “Balkanweb” se një prej subjekteve që ka 4 kamera sigurie dhe fushëpamje të plotë mbi vendin ku ndodhi vrasja nuk e ka ndihmuar Prokurorinë dhe policinë për t’i dhënë materialet e kamerave duke u justifikuar se nuk kanë server.

Pra, sipas tij, kamerat filmojnë, por asgjë nuk ruhet. Nuk dihet nëse ky arsyetim është verifikuar apo nëse pronari i objektit i druhet dikujt për të vënë në dispozicion të policisë pamjet e kamerave.

Ndërkohë që për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 18 persona, ku mësohet se janë me precedentë penalë.

Në drejtim të makinës ku udhëtonte Ervin Dalipaj dhe JuxhinDautaj, të cilët u ekzekutuan mesditën e 25 prillit pranë mbikalimit të Sukthit, janë shkrehur 32 plumba.

Ndërkohë që Policia e Durrësit dhe Prokuroria kanë ngritur dy pista hetimi për ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe mikut të tij Juxhin Dautaj; larje hesapesh dhe ajo e hakmarrjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.