BOTA

Anija e marinës ruse përplaset me një anije tjetër në Detin e Zi, shpëtohen anëtarët e ekuipazhit

14:55 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një luftë anije ruse është mbytur pak çaste më parë në brigjet e Stambollit, Turqi.

Mësohet se luftëanija ruse është përplasur me një tjetër anije që po transportonte kafshë pranë Gjirit Kylios veri të Stambollit.

Mediat turke raportojnë se i gjithë ekuipazhi i anijes ruse është evakuuar në kohë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, anija e zbulimit është përplasur gjatë natës rreth 40 kilometra në veriperëndim të ngushticës së Bosforit, ndërsa rrezikon mbytjen, raporton The Independent.

Duke iu referuar mediave turke, ‘AP’ raporton se nga përplasja mes dy anijeve anëtarët e ekuipazhit prej 78 janë shpëtuar.

Anija që transportonte kafshë të gjalla ishte me Flamurin e Togos


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.