Kryesore

Lulzim Basha i përgjigjet Donald Lu-së: Legjitime ishte edhe skllavëria!

22:18 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Demokratike i ka quajtur mjerane deklaratat e ministrit gjerman Sigmar Gabriel. Basha tha se një që nuk shikon tonelatat e drogës dhe ai që nuk shikon kriminelët në pushtet, inkurajon më shumë drogë, kriminelë dhe ndëshkon Shqipërinë, por edhe Gjermaninë.

Ai e argumentoi se Gjermania ka 100 mijë azilantë dhe në qoftë se në Shqipëri nuk vendoset shpresa për mundësi të barabarta për qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë Shqipëria do të ketë dy probleme, por edhe Gjermania do të ketë problemet e saj.

“S’do të thotë asgjë për vlerën e zgjedhjeve”, ka thënë lideri i opozitës edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan. Donald Lu deklaroi sot për “Zërin e Amerikës” se zgjedhjet do të ishin më të mira nëse do të kishte pjesëmarrje të të gjitha partive. Por ato janë të ligjshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, me opozitën do të ishin më të mira. Sipas Bashës, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu vihet re qartë shqetësimi, por shprehja se mund të jenë të ligjshme dhe legjitime nuk do të thotë asgjë për vlerën e këtyre zgjedhjeve. “Legjitime ishte edhe segregacioni racial në Amerikë, legjitime ishte edhe skllavëria, por ishin ç’njerëzore”, u shpreh Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.