Show-Bizz

Djali i Haradinajt mbush 13 vjeç, e ëma e uron me foton e Ramushit: Gjin, jeta kështu është…

18:36 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy gëzime në një ditë! Kjo shprehje i shkon më së miri familjes Haradinaj. Sot jo vetëm u lirua ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykata e Colmarit në Francë, por edhe i biri i tij, Gjin mbush 13 vjeç. Dhe pikërisht ditëlindja e tij ka përkuar me lirimin e babait të tij, i cili menjëherë pas vendimit ka pohuar: “Brenda ditës, besoj se do të kthehem në Kosovë”!

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Mucaj, në rrjetin social “Facebook” ka uruar të birin Gjinin për 13-vjetorin e lindjes, ndërsa shkruan se jeta jo gjithmonë na ka përkëdhel, por kështu dimensionale. “Gjin, kryevepra ime, shoku im Të uroj Gëzuar Ditëlindja, uroj që të jetosh më të bukurat e jetës, e mua do më kesh gjithmonë mbrapa!!!!”, – ka shkruar e ëma në “Facebook”.

Ja statusi i plotë

“Gjin ti sot bëhesh 13 vjeç! E di që jeta jo gjithmonë na ka përkëdhel, por jeta kështu është shumë dimensionale! Jeta nuk i ka përkëdhel edhe shumë e shumë fëmijë të Kosovës, por jeta e tillë është përherë të sfidon! Prandaj ty dhe të gjithë fëmijëve, uroj që jeta të ju ketë bërë të fortë, të pamposhtur, të vendosur në rrugën e jetësimit të ëndrrave tuaja!!! Gjin, kryevepra ime, shoku im Të uroj Gëzuar Ditëlindja, uroj që të jetosh më të bukurat e jetës, e mua do më kesh gjithmonë mbrapa!!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.