BOTA

Emrat/ Arrestohen dy shqiptarë të “bandës së pyjeve” në Itali, ja çfarë i zbuloi

08:48 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve të dhunshme në zonën e Genovas. Kështu janë arrestuar dy shqiptarët Spartak Cakoni 25 vjeç dhe Arti Ndreka 37 vjeç, raporton media italiane Ansa.

25-vjecari u arrestua menjëherë pasi grabiti bizhuteri me vlerë 25 mijë euro në një apartament, ndërsa 37-vjeçari u arrestua një ditë më pas. Dy anëtarët e bandës dyshohet se janë autorë të rreth 13 grabitjeve të kryera mes Mignanego, Serra Riço, Bolzaneto e Sampierdarena, zona pyjore në Genova. Për këtë arsye, grupi njihet si ‘banda e pyjeve’.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre në Begato, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar objekte me vlerë të cilat rezultojnë të vjedhura. Shqiptarët janë pikasur nga policia, pasi kishin parkuar një makinë të vjedhur poshtë shtëpisë ku banonin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.