BOTA

Goditet banda e trafikut të kokainës dhe heroinës, e drejtonte një shqiptar nga burgu

12:52 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një bandë e trafikut të kokainës dhe heroinës në Greqi është shkatërruar nga policia e Selanikut.

Kështu, pas një hetimi disamujor është bërë i mundur arrestimi i tre shtetasve shqiptarë, pjesë e bandës, përkatësisht 33, 39 dhe 45 vjeç.

Sakaq, urdhër arresti u është komunikuar edhe dy drejtuesve të bandës, një 42-vjeçari shqiptar dhe një 49-vjeçari grek. Të dy këta të fundit ndodhen në burg në Greqi, dhe prej andej drejtonin bandën e trafikut të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni, policia e Selanikut ka sekuestruar 1 kg 181 gramë kokainë dhe 2 kg 40 gramë heroinë, që do shiteshin për 100.000 euro. Në banesat e tre shqiptarëve, tashmë të arrestuar, u sekuestruan 59 gramë kokainë, 1850 euro, 6 celularë, dhe 3 makina.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.