Kryesore

Kryeministri Rama flet për dorëheqjen e tij: Largohem nga detyra nëse del populli

21:55 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Largohem vetëm nëse del populli”, ka deklaruar Rama përballë gazetarit Sokol Balla. I pyetur për qeverinë teknike dhe mundësinë e dorëheqjes, kryeministri ka treguar se karrigia e tij është përgjegjësi dhe nuk mund të largohet sepse dikush nguli një çadër. Sipas Edi Ramës, partitë e tjera të regjistruara në KQZ për zgjedhje, kanë të njëjtën vlerë me Partinë Demokratike.

“Nëse do ishte një karrige që do e kisha marrë nga shtëpia, e do ma kishte dhënë Neta, unë do e kisha falur atë karrige, por bëhet fjalë për një përgjegjësim, se e kam thënë që ditën e parë, zyra është e imja, pushteti  është i atyre që më bënë nderin më të madh në jetë që të jem kryeministri i vendit, kështu që çfarë do mendonin ata. Unë e di çfarë do mendonin se jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Do ndodhte që kontrata 4-vjeçare do pritej, e Shqipëria do mbetej me një qeveri që vetëm ashtu nuk do ishte, dhe punët do mbeteshin rrugëve, për çfarë?

A do sillte stabilitet? Jo, do sillte mungesë stabiliteti e mbi të gjitha do ishte papërgjegjshmëria më e madhe nga ana ime. Nuk mundet dot që ne t’i lejojmë vetes krijimin e një precedenti të tillë. Populli na voton, ne të iknim se një pjesë e një elite politike nguli çadër e thotë: Ikni ju, se duam të vijmë ne. Partia e tij nuk ka asnjë vlerë më shumë se partitë që janë rregjistruar. Sigurisht është anomali të shikosh një parti që ka qenë një alternativë pushteti të kthehet në një alternativë frike nga drejtësia, por Shqipëria nuk është lojë. Ne i referohemi modeleve.

Nëse del populli, e ka arsye madhore si psh, qeveria refuzon reformën në drejtësi, kjo është tjetër situatë, po ne jemi në kushte ku 88% e shqiptarëve duan Vettingun. Ka më shumë se 65% e shqiptarëve që mbështesin këtë qeveri dhe do ishte mungesë respekti, t’i hapnim rrugë kësaj force, që thotë se Vettingun e votojmë po jo këtë Vetting, se ky është i Edi Ramës,” tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.