BOTA

Lirimi i Haradinajt/ Alarmohet Beogradi, Vuçiç mbledh me urgjencë Qeverinë

10:42 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vetëm pak pas vendimit nga gjykata e Francës e cila rrëzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij, ka shkaktuar lëvizje të rrufeshme në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka planifikuar zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë sot në orën 11 të mëngjesit.

Gjykata franceze ka vendosur ta lirojë nga të gjitha akuzat që Serbia akuzonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Prokuroria nuk ka arritur ta faktojë që Haradinaj ka kryer krime, për shkak se dy herë Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në Hagë.

Franca ka refuzuar ta transferojë në Serbi, pasi një kërkesë të tillë e kishte bërë shteti serb.

Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë, vetëm pritet plotësimi  dokumenteve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.