Në një mbledhje që zgjati për rreth 30 minuta, kryesia e PS vendosi të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për president. Në përfundim të mbledhjes Taulant Balla tha se LSI ofroi dy kandidatura për postin e presidentit në raundin e katërt që zhvillohet nesër në parlament.
“Me vota unanime, tha Balla, kryesia e PS mbështeti kandidaturën e zotit Ilir Meta për president. Nesër në mëngjes do mblidhet edhe grupi parlamentar i PS dhe do njihet me propozimin e Kryesisë së PS”
Shfaq Komentet (0)