Kryesore

Meta “nuk e ha” presionin e Ruçit, raundi i parafundit për presidentin digjet nesër

16:26 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Që ka një çarje në koalicionin e majtë kjo është e dukshme, por se si kjo çarje do të përfundojë mbetet ende një dilemë duke qenë se të dy palët, si PS-ja si LSI-ja kanë vendosur të luajnë fort.

Pas qëndrimit të Metës i cili kërkon përfshirje të opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit por edhe në zgjedhjet parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi sot se “dialogu ka mbaruar”.

Ruçi ju drejtua ashpër Metës duke e ftuar të zgjedhin bashkë presidentin e ri të vendit. “Ose, shkojmë të gjithë në zgjedhje të parakohshme”, tha Ruçi.

Këtij “presioni” duket se nuk i është dorëzuar Ilir Meta i cili ka vendosur të ecë përpara duke “djegur” etapat. Byroja parlamentare vendosi sot që raundi i katërt i votimit (ai për të cilin mjaftojnë 71 vota) për kreun e shtetit do të jetë nesër pasdite  në orën 17:00.

Në këtë mënyrë, Meta i thotë PS-së: Nuk më trembni me zgjedhjet e parakohshme.

Për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar dhe nuk dihet si do të procedohet deri në raundin e pestë. Deri tani, PS-ja refuzon të paraqesë kandidat të vetin, pavarësisht se Ruçi tha sot se “i kemi 71 vota”.

Nëse edhe në raundin e pestë (pra, pas 1 jave) nuk është zgjedhur kreu i shtetit, atëherë parlamenti shpërndahet dhe dekretohen zgjedhjet e parakohshme.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.