Kryesore

Presioni i PS për zgjedhje të parakohshme/ Takim urgjent Rama-Meta tek Kuvendi

17:15 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së ashpër të Gramoz Ruçit i cili ka akuzuar Metën se po mbështet PD-në dhe paralajmëroi me zgjedhje të parakohshme, Edi Rama shkoi urgjent tek zyra e kryetarit të Kuvendit. Nuk dihet ç’kanë biseduar të dy, por sigurisht “presioni” i Ruçit për presidentin ka qenë tema kryesore.

ÇFARE THA RUÇI

Sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi ka “shpërthyer” sot në një fjalim të fortë ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“…Ka kufi kjo punë zoti kryetar i Kuvendit. 1 milionë njerëz që na kanë votuar, po na mban peng një çadër.

Dialogu ka mbaruar, duhet të kryejmë funksionet tona kushtetuese, të zgjedhim presidentin në këtë parlament me të drejtën e plotë ligjore.

Zoti kryetar, ju i keni bërë lëshime Saliut i cili ka folur 3 herë më shumë se kryeministri.

Unë ju kujtoj se ne si Parti Socialiste, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në. Mos na detyroni të ushtrojmë forcën e numrave. Ka patur raste keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë. Ju kërkoj të reflektoni. Mos ta mbyllim Kuvendin me dështim vetëm për hir të çadrës.

Ose ta zgjedhim nesër ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.