Kryesore

Rama entuziast për Ilir Metën president: Është ideal, është i lindur për atë punë!

21:55 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Nesër Ilir Meta zgjidhet president i Republikës” me këtë deklaratë Rama i ka dhënë fund dilemave për Ilir Metën në krye të shtetit, por duke mohuar se ka pasur një marrëveshje mes të dyve koëh më parë. Rama u përpoq të bindë se vendimi ishte marrë sot dhe se deklaratat e Gramoz Ruçit ishin bërë nën presion.

“Ishte presion se ai (Meta) mendon si ta zgjidhë situatën. Shkuam ne përtej vetes në negociata? Ai nuk shkoi përtej vetes. Ishte vetja ai kur bëntee këto. Por ishte përtej mundësive të mia për ta kuptuar dhe ishte momenti për të vënë pikën mbi i. Ishte momenti për ta vënë këtë pikë” tha Rama duke shpjeguar se përse u bënë deklaratat e Gramoz Ruçit në parlament sot.

Por kryeministri u duk entuziast për idenë e zgjedhjes së Ilir Metën në krye të shtetit. Sipas Ramës Meta është lindur për këtë punë.

“Ilir Meta ka bërë një përpjekje që unë s’kam qenë dakort, po un s’jam Meta, për të bërë gjithçka që opozita të kthehet në parlament.

Jo sikur ishim në koalicion, por sikur ishim 3 palë. Ilir Meta ka luajtur rolin e të tretit të vërtetit.

Mund t’ju them edhe më shumë.

Edhe oferta e fundit, dy pikat e fundit, shtyrja e zgjedhjeve në 16 Korrik dhe mundësia e prekjes së qeverisë në poste kyçe janë lidhur në influencë e mundshme.

Janë rezulat i përpjekjes së Metës.

Faktikisht sot e vërteta është se rrotullimi i gjithë ngjarjes ka tensionin dinamiken e vet por soy unë jam I qetë para shqiptarëve se president më me PD, jo me PD ne nuk gjenim dot as në PD.

Është president i lidhur me të gjithë.

Ka akses te të gjithë.

Flet me të gjithë.

I thotë të gjithëve ça mendon.

Do jetë përshkrimi i punës për të, e ka pasur vokacion është një zgjidhje ideale.

Nëse do kërkonim president me këto këarakteristika nuk do e gjenim asgjëkundi.

Është i prerë Ilir Meta për të qenë me të gjithë dhe me asnjë.

Sokol Balla: Ka dashur Ilir Meta të bëhet? Ka një histori kjo zgjedhje sot?

Edi Rama: Jo asnjëherë. Edhe sot është kandidat që vjen natyrshëm se është situata e tillë që kërkon Ilir Metën president. Po mos ishte, do ishte në krye të betejës për të marrë më shumë deputetë për të marrë pjesë aktive në betejën politike.

Sokol Balla: Kishte presion nga situate e krijuar politike?

Edi Rama: Kur ne pranuam ato dy pika. Që i sollën negociatorët, Ilir Meta i pranoi menjëherë dhe me negociatorët ishte edhe pale, edhe negociator. Është I lindur për atë punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.